Një platformë e përbashkët për fillimin e një biznesi

Sistemi i regjistrimit elektronik (e-regjistrim) i Regjistrit Qendror, si rezultat i realizimit të suksesshëm të projektit Platforma e Përbashkët për fillimin e një biznesi, që nga sot, 8 korrik 2020, filloi të funksionojë duke azhurnuar funksionalitete shtesë:

1.  Regjistrimi vullnetar i subjekteve (shoqerive tregetare) si pagues të TVSH-së në Zyrën e të Ardhurave Publike pas regjistrimit të institucionit dhe

2.  Paraqitja vullnetare e personit të autorizuar për përfaqesim (përfaqesues ligjor) në     sigurimin e detyrueshëm shoqëror (APRMV).

Kjo mënyrë e azhurnit i mundëson subjektit që gjatë procesit të plotësimit të kërkesës për regjistrim të zgjedhë mundësinë e regjistrimit vullnetar si pagues i TVSH-së, me çka në Vendimin për regjistrim të marrë një numër të TVSH-së, i cili në transaksionet ligjore do të njihet pas lëshimit të  Vendimi nga ana e Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Një mundësi shtesë e ofruar nga një azhurnim i tillë është paraqitja në Agjencinë e Punësimit në Sigurimin e Detyrueshëm Shoqëror të përfaqësuesit ligjor në rast se ai dëshiron të krijojë punësim në kohën e regjistrimit të subjektit, duke mos pasur nevojë shtesë për të vizituar zyrat e tyre.

Gjithashtu, për të thjeshtuar procesin e regjistrimit dhe të ndryshimit përmes sistemit të regjistrimit elektronik (e-regjistrim) janë ofruar mundësia e futjes së një shume konkrete për regjistrimin konkret, për të tejkaluar hapin për pagesë shtesë pas njoftimit, ku si rezultat përfundimtar i së cilës është uljen e hapave administrativë, si dhe shkurtimin e kohës së vetë procedurës.

Regjistri qendror është i disponueshëm për çdo pyetje në adresat e kontaktit për ndihmë teknike, marketing dhe ankesa, si dhe në linjat telefonike të kontaktit:

Ndihmë teknike 02 / 3288-601  TehnichkaPomosh@crm.org.mk   

Departamenti i marketingut dhe marrëdhënie me publikun   078/490-940

marketing@crm.org.mk  Reklamacii@crm.org.mk

Me Respekt,

Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut